Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me z. Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin

2025/10/24

   Të premten, më 24 tetor, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me z. Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, në Zyrën e Kryeministrit. Ministri Gogu ka qenë anëtar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri–Japoni gjatë legjislaturës së kaluar dhe vizitoi Japoninë në vitin 2023.
 

 
  Gjatë takimit, Ambasadorja Kato dhe Ministri Gogu shkëmbyen mendime mbi forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë në fusha të ndryshme.