Ambasadorja Kato vizitoi “Japan Plaza”, një aktivitet kushtuar prezantimit të produkteve japoneze.
2025/10/20

Të dielën, më 19 tetor, Ambasadorja Kato mori pjesë me ftesë të organizatorëve në “Japan Plaza” (organizuar nga kompania japoneze lokale Albalkan Corporation), një aktivitet i zhvilluar në Tiranë me qëllim prezantimin e produkteve japoneze. Aktiviteti u mbajt më datat 18 dhe 19 tetor, ku kompani japoneze prezantuan dhe shitën matcha, ëmbëlsira të përgatitura me matcha si dhe produkte japoneze për kujdesin e lëkurës.
Në fjalën e saj përshëndetëse, Ambasadorja Kato përshëndeti kompanitë pjesëmarrëse dhe theksoi se produktet japoneze janë vlerësuar prej kohësh në Shqipëri. Ajo shtoi se vitet e fundit ka vënë re një interes gjithnjë në rritje për kulturën japoneze dhe për Japoninë në përgjithësi, sidomos përmes kulturës japoneze pop, si anime dhe manga. Ambasadorja u shpreh se shpreson që ky aktivitet të kontribuojë më tej në forcimin e marrëdhënieve tregtare midis Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe në rritjen e njohjes dhe mirëkuptimit të shqiptarëve për Japoninë, duke i uruar aktivitetit sukses të plotë.
