Demonstrim i Gatimit Tradicional Japonez(Java Kulturore Japoneze 2025)
2025/10/16

Të enjten, më 16 tetor dhe të mërkurën, Ambasada e Japonisë organizoi aktivitetin “Demonstrim i Gatimit Tradicional Japonez: Udhëtim Kulinar në Japoni” në Vila 31 Art Explora, si pjesë e Javës Kulturore Japoneze 2025.

Gjithashtu, ambasadorja theksoi se znj. Kazumi Miyashita, shefja e kuzhinës në rezidencën e ambasadorit, do të prezantojë përgatitjen e ëmbëlsirave mochi dhe panna cotta me çaj jeshil matcha, duke përdorur përbërës që gjenden edhe në Shqipëri. Ajo shtoi se edhe stafi i ambasadës do të bëjë një demonstrim tradicional të rrahjes së mochit, duke shpresuar se të gjithë do ta shijojnë këtë përvojë së bashku. Ambasadorja shprehu gjithashtu dëshirën që ky aktivitet të kontribuojë në njohjen më të thellë të kuzhinës japoneze dhe të nxisë shkëmbimet kulturore përmes ushqimit.

Më pas, shefja Miyashita shpjegoi dhe demonstroi përgatitjen e panna cotta-s me matcha, supës tradicionale ozoni dhe ëmbëlsirave me pastë fasule mochi.

Vizitorët morën pjesë në rrahjen tradicionale të mochit, duke brohoritur “Yoisho!” gjatë procesit, duke krijuar një atmosferë të gjallë dhe festive. Mochi i përgatitur u shërbye me shtesa si pluhur soje (kinako), susam, ose në formën e supës ozoni, ndërsa panna cotta me matcha u degustua nga të pranishmit.

