Nënshkruhet Kontrata e Grantit për Projektin për Sigurimin e një Makine Zjarrfikëse 4x4 për Bashkinë Divjakë në kuadër të skemës së “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025”.
2025/10/8

Të mërkurën, më 8 tetor, në Ambasadën e Japonisë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit për "Projektin për Sigurimin e një Makine Zjarrfikëse 4x4 për Bashkinë Divjakë" në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025”. Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe z. Bruno Prifti, Zv. Drejtor Ekzekutiv i organizatës Vento di Terra Albania. Në ceremoni mori pjesë edhe Z. Josif Gorrea, Kryetar i Bashkisë së Divjakës. Si rezultat i këtij granti, Bashkisë së Divjakës do t'i sigurohet një makinë zjarrfikëse 4x4.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ambasadorja Kato deklaroi se ky bashkëpunim përmes Vento di Terra Albania do të forcojë sistemin e parandalimit të fatkeqësive dhe shpëtimit në Divjakë dhe do të kontribuojë në përmirësimin e kapaciteteve për shuarjen e zjarreve dhe shpëtimin e jetëve në rast zjarresh apo aksidentesh,. Ajo shprehu gjithashtu urimin që marrëdhëniet midis Japonisë dhe Divjakës të zhvillohen edhe më tej. Kryetari i Bashkisë, z. Gorrea dhe Zëvendësdrejtori, z. Prifti shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e Japonisë.
Qeveria japoneze ka ofruar më parë ndihmë për Bashkinë Divjakë përmes një projekti të bashkëpunimit teknik të JICA-s, i cili synonte zhvillimin e kapaciteteve për menaxhimin e ekosistemit në Parkun Kombëtar Divjakë-Karavasta.

