Nënshkrimi i Kontratës së Grantit për Projektin e Sigurimit të një Ekskavatori për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Juglindje të Shqipërisë, në kuadër të Ndihmës me Grant për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2025

2025/10/6

 
        Të hënën, më 6 tetor, në Ambasadën e Japonisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit (G/C) për Projektin e Sigurimit të një Ekskavatori për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Juglindje të Shqipërisë, në kuadër të Ndihmës me Grant për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (Viti Fiskal 2025). Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe znj. Afroviti GUSHO, Drejtoreshë e OJF-së “Unë Gruaja”.
 
 
 
        Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato theksoi se kjo ndihmë për OJF-në “Unë Gruaja” do të kontribuojë në mirëmbajtjen dhe menaxhimin e rrugëve komunitare në zonat malore në Juglindje të Shqipërisë, si dhe në përmirësimin e kapaciteteve për reagim ndaj fatkeqësive natyrore, duke mbrojtur kështu jetën e përditshme të banorëve në zonat rurale, përfshirë aksesin në shkolla dhe spitale. Ajo uroi gjithashtu që marrëdhënia e bashkëpunimit mes Japonisë dhe Shqipërisë të zhvillohet edhe më tej. Drejtoresha Gusho shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e Qeverisë Japoneze.