Ambasadorja Kato shkëmben mendime me përfaqësuesit e Durana Tech Park
2025/10/2

Të enjten, më 2 tetor, Ambasadorja Kato priti në një takim kortezie znj. Florensa Haxhi, Drejtoreshë Ekzekutive e Durana Tech Park, së bashku me zyrtarë të tjerë. Gjatë takimit, u shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike midis Japonisë dhe Shqipërisë.

*Durana Tech Park është një qendër inovacioni dhe ekselence që aktualisht është në ndërtim e sipër, në një pikë të ndërmjetme midis kryeqytetit Tiranë dhe qytetit port më të madh të Shqipërisë, Durrësit. Synimi i saj është të shndërrohet në një platformë të avancuar që mbështet dhe fuqizon kompanitë teknologjike, startup-et, institucionet akademike dhe aktorë të tjerë.
