Fjalët përshëndetëse të Ambasadores Kato në Workshopin e 6-të trepalësh Shqipëri-Japoni-Spanjë "Nanoteknologjia për Shekullin 21"
2025/10/1

Të mërkurën, më 1 tetor, Ambasadorja Kato mbajti fjalën hyrëse në Workshopin e 6-të trepalësh mes Shqipërisë, Japonisë dhe Spanjës mbi temën "Nanoteknologjia për Shekullin 21", i cili u zhvillua në Tiranë. Ky workshop, i organizuar në kuadër të Konferencës Nano Balkan (29 shtator – 3 tetor), që aktualisht po mbahet në Tiranë, lindi si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Profesor Yasuaki Einaga nga Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Universitetin Keio dhe Profesor Arben Merkoçi nga Instituti Katalanas i Nanoshkencës dhe Nanoteknologjisë (Barcelona, Spanjë), me origjinë nga Shqipëria. Ky është viti i gjashtë që mbahet ky workshop.

Ambasadorja Kato shprehu shpresën se ky workshop, i cili u ndoq jo vetëm nga pjesëmarrës nga Japonia, Shqipëria dhe Spanja, por edhe nga universitete dhe industri të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, do të kontribuojë jo vetëm në kërkimin dhe zhvillimin shkencor ndërmjet vendeve pjesëmarrëse, por edhe në forcimin e bashkëpunimit midis industrisë dhe akademisë, duke çuar në përparime të mëtejshme në zbatimin e nanoteknologjisë në industri. Ajo theksoi rëndësinë e krijimit të një rrjeti mes studiuesve, që do të shërbejë si bazë për këtë bashkëpunim, dhe uroi sukses të plotë për workshopin.

Gjithashtu, në fjalimet përshëndetëse morën pjesë edhe Profesori Merkoçi, Sh.T.Z. Gabriel Cremades, Ambasador i Spanjës në Shqipëri, si dhe Profesori Einaga (në këtë rend).

