Ceremonia e dorëzimit të një Makine Zjarrfikëse në Bashkinë Dibër (FY2024: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2025/9/26

Të premten, më 26 Shtator, Ambasadorja Kato vizitoi qytetin e Dibrës dhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një makine zjarrfikëse për Bashkinë Dibër, në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024”.

Ambasadorja Kato deklaroi se ky bashkëpunim, përmes Agro - Eko Dibra (OJQ), do të përmirësojë kapacitetin e Bashkisë për t’ju përgjigjur emergjencave dhe fatkeqësive nga zjarri, dhe uroi që marrëdhënia bashkëpunuese midis Japonisë dhe Dibrës të zhvillohet më tej. Kryebashkiaku Spahiu dhe Drejtori i Agro - Eko Dibra, z. Hajrullaj shprehën mirënjohjen e tyre për mbështetjen e Japonisë.

Qeveria japoneze i ka siguruar më parë Bashkisë një makinë teknologjike dhe kontenierë për menaxhimin e mbetjeve në vitin 2022, në kuadër të skemës GGP, si dhe ka dorëzuar sisteme fotovoltaike në vitin 2024, përmes një projekti të Programit për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP).
*Qëllimi i këtij projekti është të sigurojë automjete zjarrfikëse japoneze të përdorura për vendet e huaja dhe të kontribuojë në përmirësimin e reagimit ndaj fatkeqësive. Në këtë rast, automjeti zjarrfikës i dhuruar nga Qyteti i Oitës në Japoni u dorëzua në Dibër përmes "Shoqërisë për Promovimin e Diplomacisë Japoneze".

