Ambasadorja Kato mori pjesë në një vizitë në kompaninë anëtare të Dhomas Japoneze e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri.

2025/9/25
   
    Të enjten, më 25 shtator, Ambasadorja Kato vizitoi kompaninë FILIPI CO Herbs & Spices (me seli në Laç), si pjesë e një turi të organizuar nga Dhoma Japoneze e Tregtisë dhe Industrisë në Shqipëri (AJCCI), për të vizituar kompanitë anëtare të saj, së bashku me zyrtarë të AJCCI.
 

    Pas prezantimit të kompanisë, z. Filip Gjoka, presidenti i saj, shprehu dëshirën dhe shpresat e forta për ndërtimin e lidhjeve tregtare me Japoninë. U shkëmbyen gjithashtu mendime me përfaqësuesit e AJCCI-së, nga këndvështrimi i forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve tregtare mes Japonisë dhe Shqipërisë.