Ceremonia e dekorimit të ish-Ambasadorit të Shqipërisë në Japoni, z. Teneqexhiu
2025/7/10


Të enjten, më 10 korrik, Ambasadorja Kato organizoi ceremoninë e dekorimit për z. Gjergj Teneqexhiu, ish-Ambasador i Shqipërisë në Japoni. Ish-Ambasadori Teneqexhiu u njoftua se do të merrte dekoratën e Urdhrit të Diellit në Lindje, Ylli i Artë dhe i Argjendtë, në prill 2025, për kontributin e tij në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe miqësore ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë, gjatë mandatit të tij si Ambasador i Shqipërisë në Japoni për një periudhë prej 7 vitesh e 9 muajsh, nga shtatori 2016 deri në qershor 2024.
Përveç familjarëve dhe të afërmve të z. Teneqexhiu, në ceremoni morën pjesë edhe z. Endrit Yzeiraj, Zëvendësministër i Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, z. Avni Ponari, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Japoneze në Shqipëri, si dhe kolegë e miq të z. Teneqexhiu.



Në fjalën e saj gjatë ceremonisë, Ambasadorja Kato vlerësoi arritjet e z. Teneqexhiu në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–Japoni dhe i dorëzoi medaljen dhe çertifikatën me shpresën për forcimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të këtyre marrëdhënieve.
Ambasadori Teneqexhiu shprehu mirënjohjen për marrjen e kësaj dekorate dhe deklaroi synimin e tij për të vazhduar të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve Shqipëri–Japoni.