Edicioni i Katërt i Kupë së Ambasadorit për Karate dhe Judo
2025/10/12

Të dielën, më 12 tetor, Ambasada e Japonisë organizoi "Kupën e Ambasadorit të Japonisë për Karate dhe Judo" (një aktivitet kulturor i organizuar nga Misionet Diplomatikë Jashtë vendit për vitin financiar 2025) në ambientet e Parkut Olimpik, si aktiviteti hapës i Javës Kulturore Japoneze 2025.

Në fjalën e saj të hapjes, Ambasadorja Kato falënderoi Ministrin e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Z. Blendi Gonxhja dhe Kryetarin e Komitetit Olimpik Shqiptar, Z. Fidel Ylli për praninë e tyre, dhe gjithashtu shprehu mirënjohjen për Presidentin e Federatës Shqiptare të Judos, Z. Drin Shkreta, Presidentin e Federatës Shqiptare të Karatesë, Z. Petrit Baba dhe anëtarët e tjerë të të dy federatave, si dhe për Ministrinë e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve, Bashkinë e Tiranës dhe Komitetin Olimpik Shqiptar për punën e palodhur në organizimin e Edicionit të 4-të të Kupës së Ambasadorit. Ajo gjithashtu shprehu mirënjohje për Z. Takeshi Sasagawa, instruktorin e karatesë në Shqipëri, dhe Z. Shotaro Kogawa, një anëtar i JICA JOCV (judo) i dërguar nga Serbia për të mësuar në Shqipëri për një periudhë të shkurtër kohe.

Ambasadorja Kato uroi gjithashtu atletët pjesëmarrës për fatin e mirë dhe shprehu mirënjohje për gjyqtarët dhe ekipin e përgjigjes emergjente. Ajo gjithashtu shprehu shpresën se vizitorët do të përjetojnë mirësinë dhe kulturën shpirtërore japoneze përmes judo dhe karate.

Për rreth 100 atletë nga klube të judo dhe karate në Shqipëri morën pjesë në Kupën e Ambasadorit, ku u zhvilluan garat në kata të karatesë, kumite dhe judo. Vendosmëria e atletëve për të fituar dhe duartrokitjet e spektatorëve mbushën ambientin, duke e bërë turneun plot gjallëri.

Kupa e Ambasadorit për Karate dhe Judo, Java Kulturore Japoneze do të vazhdojë deri më 18 tetor, duke ofruar një gamë të gjerë përvojash kulturore japoneze, përfshirë filma japonezë, ceremoni të çajit, kuzhinë japoneze, si dhe një Seminar për Turizmin në Japoni, të cilat janë falas për t’u ndjekur. Ju lutemi kontrolloni faqen tonë të internetit dhe mediat tona sociale për detaje, dhe shpresojmë që të na bashkoheni.

