Seminari i Turizmit mbi Japoninë
2025/10/13

Të hënën, më 13 tetor, Ambasada e Japonisë organizoi "Seminarin e Turizmit Japonez: Zbulo Japoninë" në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD), si pjesë e aktiviteteve të Javës së Kulturës Japoneze 2025.

Në këtë seminar morën pjesë edhe znj. Zana Çela, Drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit të Shqipërisë, z. Avni Ponari, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Japoneze në Shqipëri, si dhe znj. Natali Blushi, Drejtore e COD-it.
Ambasadorja Kato e hapi aktivitetin duke shprehur mirënjohjen e saj për z. Ken Toyoda, Drejtor i Zyrës së Organizatës Kombëtare të Turizmit të Japonisë (JNTO) në Romë, dhe z. Genti Beqiri, Menaxher Projekti në Qendrën Ndërkombëtare të Tregtisë në Shqipëri (ish-student i bursës së Ministrisë së Arsimit, Kulturës, Sportit, Shkencës dhe Teknologjisë në Japoni), për pjesëmarrjen e tyre.
Ajo i uroi mirëseardhjen të pranishmëve, duke shpresuar që të shijonin seminarin dhe të merrnin këshilla të vlefshme për turizmin në Japoni. Po ashtu, shprehu dëshirën që aktiviteti i rrjetëzimit që pasoi seminarin t’u ofronte të ftuarve një “shije” të Japonisë përmes ushqimit dhe pijeve tradicionale japoneze.

Drejtori Toyoda prezantoi informacione themelore dhe praktike mbi turizmin në Japoni, përfshirë destinacionet më të njohura turistike dhe kuzhinën japoneze, të dobishme për ata që nuk e kanë vizituar ende Japoninë. Ai shpërndau gjithashtu materiale promovuese të përgatitura nga JNTO. Z. Beqiri ndau përvojat e tij nga studimet dhe vizitat në Japoni, duke rekomanduar disa destinacione turistike dhe duke përshkruar kulturën japoneze të mikpritjes, si dhe dhënë këshilla për të përfituar sa më shumë nga një vizitë në Japoni.

Pas seminarit, u zhvillua ceremonia tradicionale e hapjes së fuçisë së sakës e ndjekur nga një takim shoqëror ku mbi 60 pjesëmarrës patën mundësi të shijonin ushqime japoneze të përgatitura nga Shefja e Ambasadës, si dhe pije tradicionale japoneze si sake dhe verë, duke biseduar mbi kulturën dhe shoqërinë japoneze.