Vizitë kortezie e Ambasadores Kato me Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, z. Dredha

2025/6/30


        Të hënën, më 30 qershor, Ambasadorja Kato bëri një vizitë kortezie në bashkinë e Vlorës me z. Ermal Dredha, Kryetar i Bashkisë së Vlorës.
        
Kryetari Dredha shprehu edhe një herë mirënjohjen e tij për format e ndryshme të bashkëpunimit që qyteti i Vlorës ka marrë nga Japonia. Kryebashkiaku dhe Ambasadorja Kato shkëmbyen mendime mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të bashkëpunimit midis qytetit të Vlorës, Ambasadës dhe Japonisë.