I jepet Z.Yohei Sasakawa, Kryetar i Fondacionit Nippon doktorata Honoris Causa nga Western Balkan University

2025/6/17
 

  Të enjten, më 12 qershor, Yohei Sasakawa, Kryetar i Fondacionit Nippon, i cili vizitoi Shqipërinë, mori një doktoratë nderi nga Western Balkans University në vlerësim të lidershipit të tij vizionar dhe kontributit të jashtëzakonshëm për mirëqenien globale, përfshirjen sociale dhe dinjitetin njerëzor.
 
  
 
  Në ceremoninë e ndarjes së çmimit, e zhvilluar në kampusin e universitetit, u mbajtën fjalime përshëndetëse nga Prof. Dr. Ferdinand Gjana, Rektori i universitetit, Sh.T. z. Ermal Muça, Ambasadore i Shqipërisë në Japoni, si edhe nga Ambasadorja Kato.
 

   Në fjalën e saj, Ambasadorja Kato përmendi “READ JAPAN PROJECT” (një projekt dhurimi librash për të promovuar Japoninë), i cili po zhvillohet në mbarë botën nga Fondacioni Nippon dhe Tokyo Foundation for Policy Research, si një nga arritjet e Kryetarit Sasakawa në arenën ndërkombëtare. Ajo theksoi se deri më tani janë dhuruar mbi 1,900 libra në anglisht mbi Japoninë për 17 universitete dhe biblioteka publike në Shqipëri, dhe gjithashtu përmendi mirënjohjen e shprehur nga institucionet përfituese gjatë ceremonisë së dhurimit të librave. Për më tepër, ajo deklaroi se Ambasada e Japonisë do të vazhdojë të angazhohet për zhvillimin e mëtejshëm të shkëmbimeve të ndryshme mes Japonisë dhe Shqipërisë, duke e parë këtë moment të dhënies së doktoratës nderi Kryetarit Sasakawa si një moment të rëndësishëm.
 
  
   Kryetari Sasakawa, u rikthye te origjinat e veprimtarive të tij dhe iu drejtua studentëve të pranishëm në ceremoni, duke i inkurajuar që të ruajnë frymën e “mos u dorëzo kurrë” dhe të vazhdojnë veprimtarinë e tij humanitare që tejkalon ideologjinë, politikën, racën dhe kufijtë.