Ambasadorja Kato takon Dr. Flamur Golemi, Kryetar i Bashkisë Gjirokastër
2025/6/11

Të hënën, më 9 qershor, ambasadorja Kato takoi Dr. Flamur Golemi, Kryetarin e Bashkisë Gjirokastër, në ambientet e Bashkisë.

Kryebashkiaku Golemi shprehu mirënjohje për mbështetjen që qeveria japoneze ka ofruar deri më sot (përfshirë dhurimin e një kamioni për mbledhjen e mbeturinave në kuadër të Grantit të Ndihmës për Sigurinë Njerëzore në Grass-roots) dhe për dhurimin e librive këtë herë (si pjesë e “READ JAPAN PROJECT”, të drejtuar nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research”). Ambasadorja Kato dhe Kryebashkiaku Golemi biseduan mbi zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Ambasadës dhe qytetit të Gjirokastrës, por dhe mes Japonisë dhe qytetit të Gjirokastrës.

Në fund të takimit, Ambasadorja Kato nënshkroi librin e mysafirëve të qytetit.
