Dhurimi i librave për Bibliotekën Publike “Apostol Meksi” në Gjirokastër përmes “READ JAPAN PROJECT” nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research”

2025/6/10
     Të hënën, më 9 qershor, Ambasadorja Kato u bë pjesë e ceremonisë së dhurimit të librave për Bibliotekën Publike të Gjirokastrës "Apostol Meksi" përmes "Projektit të dhurimit të librave për të të promovuar Japoninë" të organizuar nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research” për vitin 2024.Ky projekt, i njohur si “READ JAPAN PROJECT”, zhvillohet që prej vitit 2008 për t’iu dhuruar libra në gjuhën angleze rreth Japonisë, institucioneve arsimore dhe kërkimore jashtë vendit, përfshirë këtu Shqipërinë, librat janë dhuruar në biblioteka universitare dhe bibliotekat publike që nga viti 2011. Ky është donacioni i 17-të për Shqipërinë, ku u dhuruan 97 libra në gjuhën angleze të cilat mbulojnë një gamë të gjerë tematikash, përfshirë politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën japoneze.
 
   Në ceremoninë e dhurimit, Ambasadorja Kato u shpreh se shpreson që librat e dhuruar në bibliotekë do të ndihmojnë qytetarët e Gjirokastrës të njohin më mirë Japoninë dhe marrëdhënia mes Ambasadës dhe qytetit të Gjirokastrës të forcohet më tej. Znj. Kristina Gushi, Zëvendëskryetare e Bashkisë së Gjirokastrës, shprehu mirënjohjen e saj për dhurimin e librave. Stafi i bibliotekës dhe nxënësit e klasës së tetë të shkollës së qytetit ishin pjesë e ceremonisë dhe shprehën mirënjohjen e tyre.