Dhurimi i librave për Bibliotekën Publike “Gjergj Fishta” Lezhë përmes projektit “READ JAPAN PROJECT” nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research”
2025/6/2

Të hënën, më 2 qershor, Ambasadorja Kato u bë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të librave për Bibliotekën Publike "Gjergj Fishta" Lezhë, përmes "Projektit për dhurimin e librave për të promovuar Japoninë" të organizuar nga “Nippon Foundation” dhe “Tokyo Foundation for Policy Research” për vitin 2024. Ky projekt, i njohur si “READ JAPAN PROJECT”, zhvillohet që prej vitit 2008 për t’iu dhuruar libra në gjuhën angleze rreth Japonisë, institucioneve arsimore dhe kërkimore jashtë vendit, përfshirë këtu Shqipërinë, librat janë dhuruar në biblioteka universitare dhe bibliotekat publike që nga viti 2011. Ky është donacioni i 16-të për Shqipërinë ku u dorëzuan 170 libra në gjuhën angleze që mbulojnë një gamë të gjerë temash, duke përfshirë politikën, ekonominë, shoqërinë dhe kulturën japoneze.

Në ceremoninë e dhurimit, morën pjesë edhe znj. Eueda Molla, nënkryetare e Bashkisë së Lezhës, znj. Jona Dividi, drejtoreshë e sekstorit të Kulturës dhe Trashëgimisë në Bashkinë e Lezhës, z. Paulin Zefi, Përgjegjës i Bibliotekës Publike Lezhë, si dhe nxënës të shkollave të mesme dhe studiues vendas me interes për Japoninë. Ambasadorja Kato u shpreh se uron që librat e dhuruar në bibliotekë do të ndikojnë në interesin për Japoninë dhe mirëkuptimin midis dy vendeve, si dhe të forcojnë më tej marrëdhënien midis Ambasadës dhe Bashkisë Lezhë. Nënkryetarja e Bashkisë, Znj. Molla dhe pjesëmarrësit e tjerë shprehën mirënjohjen e tyre për dhurimin e librave.
