Ambasadorja Kato merr pjesë në aktivitetin kulturor ndërkombëtar në Universitetin Epoka

2025/5/23

  Të enjten, më 22 maj, ambasadorja Kato mori pjesë në aktivitetin kulturor ndërkombëtar “Dita e Kulturës 2025” në Universitetin Epoka.
Në hapje të aktivitetit, ambasadorja përshëndeti këtë organizim, i cili synon të thellojë njohjen e kulturave të ndryshme dhe të shpalos diversitetin kulturor si dhe shprehu mirënjohje për ftesën për pjesëmarrje për Ambasadën e Japonis
ë.
 

   Universiteti Epoka e organizon këtë aktivitet për të promovuar shkëmbimin ndërkulturor brenda universitetit dhe kjo është hera e dytë që ambasada jonë merr pjesë. Në këtë aktivitet, u ngritën stendat nga më shumë se 20 vende, përfshirë Japoninë, nga stafi i ambasadës dhe studentët e Universitetit Epoka prezantuan kryesisht kulturat e vendeve të tyre përkatëse.
Ambasada jonë shpërndau broshura promovuese, ekspozoi libra japoneze të përkthyer në shqip përmes Programit të Granteve për Përkthim dhe Publikim të “Japan Foundation” dhe prezantoi ushqimin japonez duke ofruar “Dorayaki” të gatuar nga shefja e kuzhinës e Rezidencës Zyrtare Japoneze, znj. Miyashita.