Sesioni Informues mbi Ndihmën me Grante për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivelin Lokal
2025/5/9

Më 7 dhe 9 maj, Ambasada e Japonisë organizoi një sesion informues mbi Ndihmën me Grante për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivelin Lokal (GGP). I organizuar nga stafi lokal dhe koordinatorët e GGP nga Ekipi për Bashkëpunim Ekonomik i Ambasadës, sesioni dy-ditor mblodhi së bashku 56 pjesëmarrës që përfaqësonin 42 organizata të shoqërisë civile (OSHC) nga e gjithë Shqipëria.
Sesioni prezantoi politikën e ndihmës së Japonisë për Shqipërinë dhe shërbeu si një mundësi e rëndësishme për OSHC-të shqiptare për të mësuar më shumë rreth procesit të aplikimit dhe zbatimit të projekteve, si dhe mënyrës se si ato mund të kontribuojnë në zhvillimin e komuniteteve të tyre përmes GGP-së. Mbështetja e qeverisë japoneze ofron një mundësi për projekte që trajtojnë çështje kritike të lidhura me mjedisin dhe zhvillimin e balancuar, duke kontribuar në sigurinë njerëzore dhe zhvillimin e qëndrueshëm.

Pjesëmarrësit morën pjesë aktivisht në diskutime, duke ndarë mendime mbi nevojat specifike të komuniteteve të tyre dhe duke eksploruar fusha të mundshme bashkëpunimi në kuadër të iniciativës GGP.
Falënderojmë të gjithë pjesëmarrësit për angazhimin e tyre dhe mirëpresim projekte dhe bashkëpunime konkrete në vijim të këtij sesioni.
Për më shumë informacion mbi mënyrën e aplikimit për GGP, ju lutemi vizitoni faqen tonë të internetit.
https://www.al.emb-japan.go.jp/itpr_ja/11_000001_00650.html