Ambasadorja KATO viziton fabrikën shqiptare kompanisë japoneze Sews-CABIND

2025/3/27

        Të enjten, më datë 27 mars, Ambasadorja Kato vizitoi fabrikën e SEWS-CABIND në Shqipëri (në bashkinë Kamëz), pjesë e një kompanie japoneze e Grupit Sumitomo Electric, me seli në Torino, Itali, e shoqëruar nga Z. Avni Ponari, Kryetar i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Japoneze në Shqipëri, dhe anëtarë të tjerë të bordit.
        Fabrika u hap në Shqipëri në gusht 2019 dhe prodhon sisteme të kabujve elektrikë për tregun e automjeteve në Evropë.
        Delegacioni vizitoi fabrikën, duke marrë shpjegime nga Menaxheri i Fabrikës, zoti Janusz Matusik, Koordinatori i Operacioneve, zoti Noboru Shigihara, dhe të tjerë. Pas vizitës, ata shkëmbyen mendime mbi strategjitë e mundshme për zhvillimin e mëtejshëm të fabrikës.