Zhvillohet projekti i bashkëpunimit me Fondin e Ballkanit Perëndimor: "Sinergjia - Ndikimi i Zhvillimit të Balancuar të Autoriteteve Lokale në Bashkëpunimin Rajonal".

2025/3/7
   

  

  Nga e mërkura, datë 5 mars deri të premten, datë 7 mars, u mbajt në Tiranë simpoziumi i sponsorizuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor (WBF), "Ndikimi i Zhvillimit të Balancuar të Autoriteteve Lokale në Bashkëpunimin Rajonal" me mbështetjen e Qeverisë së Japonisë dhe Fondit Ndërkombëtar të Vishegradit (IVF). Kjo është hera e gjashtë që qeveria japoneze mbështet simpoziumin e organizuar nga WBF.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ministri i Shtetit për Qeverisjen Vendore të Shqipërisë, Z. Mazniku, Drejtori Ekzekutiv i WBF, Z. Murra dhe Drejtoresha Ekzekutive e IVF Znj. Helbichová. Në fjalën e saj hapëse, Ambasadorja Kato shprehu besimin se ky simpozium do të jetë një mundësi për shkëmbim kuptimplotë të mendimeve dhe rrjetëzimit për të adresuar sfidat me të cilat përballen vendet e Ballkanit Perëndimor në zhvillim të shpejtë, si vogëlimi i hendekut ekonomik midis zonave urbane dhe rurale dhe reduktimi i largimit të popullsisë, në kuadër të reformave që po zbatohen për integrimin në BE.


 
  
 
  Në panelin e parë, pas ceremonisë së hapjes, morën pjesë Ministrat e Administratës Publike nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe diskutuan mbi sfidat dhe mundësitë e bashkëpunimit në rajon.

  Në panelin e diskutimit të së enjtes, më datë 6 mars, kryetarët e bashkive, OJQ-të dhe organizatat rajonale të bashkëpunimit nga Ballkani Perëndimor si dhe vendet e V4 u ftuan si panelistë për të diskutuar tema të tilla si "Bashkëpunimi Rajonal dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm në Zonat Rurale", "Qeverisja Lokale dhe Zhvillimi Ekonomik", "Promovimi i Bashkëpunimit Rajonal përmes Bashkëpunimit me Shoqërinë Civile” dhe “Strategjitë Inovative të Financimit për Zhvillim të Qendrueshëm". Nga Japonia, një ekspert i JICA bëri një prezantim online mbi bashkëpunimin e qëndrueshëm rajonal në sektorin e turizmit.

 
    

  Ministri i Jashtëm Çek, Z. Lipavský, i cili ishte në një vizitë në rajon, mori pjesë në konferencë së bashku me ministrin shqiptar për Evropën dhe Punët e Jashtme, Z. Hasani. Dy ministrat theksuan rëndësinë e rolit që pushteti vendor luan në integrimin evropian dhe u shpreh se kjo konferencë do të luajë një rol të rëndësishëm në nxitjen e bashkëpunimit rajonal.