Ceremonia e Dorëzimit të një Makine Teknologjike në Bashkinë Lushnje (FY2023: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2025/2/27

Të enjten, në datë 27 Shkurt, Ambasadorja Kato vizitoi qytetin e Lushnjes dhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një makine teknologjike për menaxhimin e mbetjeve siguruar nga Granti i Qeverisë së Japonisë, në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2023. Kjo është hera e tretë që Japonia ka bashkëpunuar me Bashkinë e Lushnjës, por është bashkëpunimi i parë që nga hapja e Ambasadës së Japonisë në Shqipëri.


Ambasadorja Kato uroi që ky bashkëpunim të çojë në përmirësimin e kapaciteteve të qytetit të Lushnjes për menaxhimin e mbetjeve. Kryebashkiakja Sefa shprehu mirënjohjen e saj për ndihmën e Japonisë. Pas ceremonisë së dorëzimit, Ambasadorja Kato u shoqërua nga Kryebashkiakja Sefa në një vizitë në Shtëpinë Muze “Kongresi i Lushnjës” dhe ambientet e një prej eksportuesve të fruta-perimeve në qytet.

