Pritja me rastin e Ditëlindjes së Perandorit
2025/2/20

Të enjten, më 20 shkurt, Ambasadorja Kato organizoi një pritje për Ditëlindjen e Perandorit në një hotel në Tiranë. Në këtë event morën pjesë rreth 250 të ftuar, përfshirë zyrtarë të qeverisë shqiptare si psh. Z. Igli Hasani, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, anëtarë të trupit diplomatik, si dhe përfaqësues nga akademia, kultura, sporti dhe sektori i biznesit.

Gjatë ceremonisë, pas interpretimit të himneve kombëtare të Japonisë dhe Shqipërisë nga orkestra e kompanisë SIGAL, CEO i së cilës është z. Avni Ponari, Konsull i Nderit i Japonisë në Vlorë, Ambasadorja Kato mbajti një fjalim. Ambasadorja reflektoi mbi aktivitetet e Ambasadës gjatë vitit 2024 dhe avancimin e marrëdhënieve dypalëshe Japoni-Shqipëri, duke përmendur gjithashtu ekspozitën Osaka-Kansai 2025, e cila do të fillojë në prill të këtij viti. Ambasadorja shprehu angazhimin e saj për të zhvilluar më tej marrëdhëniet dypalëshe duke forcuar shkëmbimet në fusha të ndryshme, për të nxitur bashkëpunimin e ndërsjelltë mes dy vendeve.
Gjatë pritjes, përveç kuzhinës japoneze të përgatitur nga shefja e rezidencës, sakes dhe wiskit japonez, u promovua gjithashtu edhe vera japoneze. U shfaqën video prezantuese për Japoninë dhe në një stendë promovuese u shpërndanë broshura informuese, duke u ofruar të ftuarve një mundësi të shkëlqyer për të përjetuar magjinë e Japonisë. Për më tepër, për herë të parë që nga krijimi i Ambasadës, u organizua një ekspozitë e produkteve japoneze nga kompanitë anëtare të Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Shqipëri-Japoni (AJCCI), themeluar në vitin 2022. Kjo shërbeu si një mundësi për shumë pjesëmarrës që të njihen më shumë me aktivitetet e AJCCI-së.

Nga ana e saj, Ambasada e Japonisë do të vazhdojë të bëjë çdo përpjekje edhe këtë vit për të forcuar edhe më tej marrëdhëniet ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë, duke bashkëpunuar ngushtësisht me JICA dhe JETRO.