Mbajtja e leksioneve dhe workshopit mbi modën (Programet Kulturore të Përfaqësive Diplomatike Jashtë Vendit për Vitin Fiskal 2024)

2025/2/10

        Më 10 shkurt, të hënën, Ambasada e Japonisë, në bashkëpunim me Universitetin e Arteve në Tiranë, organizoi një leksion dhe workshop mbi modën në ambientet e universitetit. Ky aktivitet, i cili filloi sot dhe do të zgjasë dy ditë (10-11 shkurt), ka si lektor mjeshtrin japonez të krijimit të modeleve, Shingo Sato.
 
 
        Ambasadorja Kato hapi aktivitetin duke shprehur se ishte mjaft e kënaqur për organizimin e këtij eventi në Tiranë në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, si dhe për ftesën drejtuar z. Sato, i cili është aktiv në mbarë botën në fushën e dizajnit dhe modës duke përdorur një teknikë të veçantë për krijimin e modeleve tredimensionale dhe kulturën tradicionale japoneze të origamit. Prof. Paço, Zëvendësrektor i Universitetit të Arteve në Tiranë, shprehu gjithashtu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me Ambasadën e Japonisë.
 
 
 
        Z. Sato ka zhvilluar workshop-e mbi teknikat e modelimit në mbarë botën, kryesisht në Evropë, Azi dhe Amerikën e Jugut, por kjo është hera e tij e parë në Shqipëri. Mos e humbisni këtë mundësi!