Seminar mbi Projektet e Asistencës së Granteve të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal
2025/1/31

Nga data 29 (e mërkurë) deri më 31 janar (e premte), Ambasada e Japonisë zhvilloi një seminar mbi Projektet e Asistencës së Granteve të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (GGP).

Në seminarin e organizuar nga stafi lokal dhe koordinatorët e GGP-së pranë Departamentit të Bashkëpunimit Ekonomik të Ambasadës, gjatë tre ditëve morën pjesë 33 pjesëmarrës nga 27 institucione të pushtetit vendor dhe institucione shëndetësore. Seminari prezantoi politikën e asistencës së Qeverisë Japoneze për Shqipërinë, duke ofruar një përmbledhje të GGP-së si dhe një shpjegim të detajuar të procesit nga aplikimi deri në finalizimin e projektit. Pjesëmarrësit, gjithashtu shkëmbyen në mënyrë interaktive ide lidhur me nevojat specifike të secilit institucion dhe fushat e mundshme të bashkëpunimit.

Dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për të gjithë pjesëmarrësit e këtij seminari dhe mirëpresim vijimin e bashkëpunimit konkret përmes GGP-së në të ardhmen. Për më shumë informacion mbi aplikimin për skemën GGP, ju ftojmë të vizitoni faqen tonë të internetit.
https://www.al.emb-japan.go.jp/itpr_ja/11_000001_00650.html