Ceremonia e Dorëzimit të një Sistemi Histeroskopie në Spitalin Rajonal të Shkodrës (Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal, Viti Fiskal 2023)

2025/1/28

        Të martën, më 28 janar, Ambasadorja Kato vizitoi Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve në kuadër të projektit "Sigurimi i një Sistemi Histeroskopie për Spitalin Rajonal të Shkodrës", pjesë e programit të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”, për vitin fiskal 2023.
 
 
 
        Ambasadorja Kato shprehu dëshirën që ky bashkëpunim të kontribuojë në përmirësimin e shërbimeve mjekësore në fushën e obstetrikës dhe gjinekologjisë në veri të Shqipërisë. Drejtori i Spitalit Rajonal të Shkodrës, z. Hallunaj, shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e dhënë nga Japonia.