Ceremonia e dorëzimit të një Makine Zjarrfikëse në Bashkinë Gramsh (FY2023: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)
2025/1/22

Të mërkurën, më 22 janar, Ambasadorja Kato vizitoi qytetin e Gramshit dhe mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një makine zjarrfikëse siguruar nga Granti i Qeverisë së Japonisë, në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2023.


Ambasadorja Kato uroi që ky bashkëpunim të përmirësojë kapacitetin e Bashkisë Gramsh për parandalimin e fatkeqësive dhe të forcojë shërbimet e saj administrative. Kryebashkiaku Ajazi dhe Z. Laçi, Kryetar i “Shoqatës Shqiptare të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit (AFPRA)” shprehën mirënjohjen e tyre për asistencën e Qeverisë Japoneze.

