Vizitë kortezie me Z. Proda, Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit
2025/1/21

Të martën, më 21 janar, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Z. Ilir Proda, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Shqiptar, në zyrën e tij. Z. Proda mori detyrën si Drejtor i Përgjithshëm në tetor 2024.
Ambasadorja Kato përgëzoi Z. Proda për emërimin e tij si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit dhe theksoi rolin thelbësor të Policisë Shqiptare në sigurinë e shtetasve japonezë, që është një nga përgjegjësitë më të rëndësishme të Ambasadës. Ambasadorja kërkoi bashkëpunim për garantimin e sigurisë së rezidenteve japonezë dhe vizitorëve afatshkurtër në Shqipëri.
Z. Proda shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin e gjatë mes Japonisë dhe Shqipërisë si dhe theksoi se ruajtja e sigurisë publike në Shqipëri është një përgjegjësi kryesore e Policisë së Shtetit dhe shprehu përkushtimin e tij për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë me Ambasadën Japoneze.