Vizitë kortezie me Rektorin Öztas në Universitetin Epoka
2025/1/17

Të premten, më datë 17 janar, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Profesor Dr. Ahmet Öztas, Rektor i Universitetit Epoka.
Ambasadorja Kato shprehu dëshirën e saj për të vazhduar bashkëpunimin konkret, bazuar në partneritetin ekzistues midis Ambasadës dhe Universitetit Epoka. Ambasadorja gjithashtu shkëmbeu mendime dhe pikëpamje me Rektorin Öztas dhe rektorët e tjerë për të avancuar më tej marrëdhëniet bashkëpunuese midis Ambasadës, Japonisë dhe Universitetit Epoka.
Në vitin 2023, 150 libra rreth Japonisë u dhuruan në bibliotekën e universitetit përmes Projektit të Dhurimit të Librave për Promovimin e të Kuptuarit të Japonisë, të organizuar nga The Nippon Foundation dhe Tokyo Foundation for Policy Research për vitin fiskal 2022. Përveç kësaj, universiteti, i themeluar në vitin 2007, ka mes studentëve të tij alumni të programeve të zhvilluara në Japoni, përkatësisht Programin e Bursave të Ministrisë së Arsimit, Kulturës, Sporteve, Shkencës dhe Teknologjisë (MEXT) dhe Programin MIRAI (Programi i Shkëmbimit të Ndërsjellë për Promovimin e Japonisë) të Ministrisë së Punëve të Jashtme.