Vizitë kortezie me Rektorin e Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Hoxha
2025/1/16

Të enjten, më 16 janar, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Prof. Dr. Artan Hoxha, Rektorin e Universitetit të Tiranë në zyrën e tij.
Ambasadorja Kato dhe Rektori Hoxha reflektuan mbi shkëmbimet pozitive midis Japonisë dhe Universitetit të Tiranës deri më tani dhe shkëmbyen mendimet dhe pikëpamjet e tyre për forcimin e bashkëpunimit të ardhshëm akademik dhe kulturor. Rektori Hoxha shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin e deritanishëm me Ambasadën dhe ndau pritshmëritë e tij për mbështetjen e Ambasadës në avancimin e shkëmbimeve akademike me universitetet japoneze.