Nënshkrimi i Kontratës së Grantit për Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve të Federatës Shqiptare të Xhudos në kuadër të Asistencës së Granteve Kulturore në Nivel Bazë për Vitin Fiskal 2024

2025/1/16

 
        Të enjten, më 16 janar, në Ambasadën e Japonisë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit (G/C) për "Projektin për Përmirësimin e Pajisjeve të Federatës Shqiptare të Xhudos" në kuadër të Asistencës së Granteve Kulturore në Nivel Bazë. Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe Z. Shkreta, President i Federatës Shqiptare të Xhudos.
 
 
 
        Ambasadorja Kato shprehu dëshirën e saj që ky bashkëpunim të përmirësojë mjedisin konkurrues të Federatës Shqiptare të Xhudos duke e pajisur atë me uniformat e nevojshme të xhudos, tatami, pajisje elektronike etj., për të mundësuar zhvillimin e aktiviteteve ndërkombëtare në Shqipëri dhe përhapjen e mëtejshme të xhudos. Presidenti Shkreta shprehu mirënjohjen e tij për kete asistencë dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me Japoninë.
 

 
        Federata Shqiptare e Xhudos u nderua me Mirënjohjen e Ministrit të Jashtëm në vitin 2023 në shenjë vlerësimi për kontributin e saj në promovimin e arteve marciale Japoneze në Shqipëri.