Nënshkruhet Kontrata e Grantit për Projektin për Sigurimin e një Eskavatori për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Bashkinë Fushë-Arrëz në kuadër të Skemës së Granteve për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për Vitin 2024

2024/11/15

    Të premten, më datë 15 nëntor, u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit për "Projektin e Sigurimit të një Eskavatori për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Bashkinë Fushë Arrëz" në kuadër të Skemës së Granteve për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (Viti 2024). Kontrata e grantit u nënshkrua nga Ambasadorja Kato dhe Kryebashkiaku Curri. Si rezultat, Bashkisë Fushë-Arrëz do t'i sigurohet një eskavator i tipit ‘backhoe loader’.
 
  
 
    Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato u shpreh se ky është bashkëpunimi i parë me Bashkinë Fushë-Arrëz dhe shpreson se ky projekt do të çojë në përmirësimin e kapaciteteve të menaxhimit të rrugëve të qytetit dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet administrative. Kryebashkiaku Curri shprehu mirënjohjen e tij për këtë bashkëpunim.