Nënshkruhet Kontrata e Grantit për Projektin për Sigurimin e një Eskavatori të tipit Skid-Steer Loader për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Bashkinë Maliq në kuadër të Skemës së Granteve për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për Vitin 2024

2024/11/8

 
    Të premten, më datë 8 nëntor, në ambientet e Ambasadës së Japonisë u zhvillua ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit për "Projektin e Sigurimit të një Eskavatori të tipit Skid-Steer Loader për Përmirësimin e Rrugëve Komunitare në Bashkinë Maliq" në kuadër të Skemës së Granteve për Projektet e Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal (Viti 2024). Kontrata e grantit u nënshkrua nga Ambasadorja Kato dhe Kryebashkiaku Topçiu. Si rezultat, Bashkisë Maliq do t'i sigurohet një eskavator i tipit skid-steer loader.
 
  
 
    Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, Ambasadorja Kato u shpreh se ky është bashkëpunimi i parë me Bashkinë Maliq dhe shpreson se projekti do të çojë në përmirësimin e kapaciteteve të menaxhimit të rrugëve të qytetit dhe përmirësimin e aksesit të qytetarëve në shërbimet administrative. Kryebashkiaku Topçiu shprehu mirënjohjen e tij për këtë bashkëpunim.