Mbahet Kupa e Ambasadorit për Xhudo dhe Karate (Java e Kulturës Japoneze 2024)
2024/11/3
Të dielën, më 3 nëntor, Ambasada e Japonisë zhvilloi në Parkun Olimpik të Tiranës “Kupën e Ambasadorit për Xhudo dhe Karate” (një aktivitet kulturor i Misioneve Diplomatike Jashtë shtetit në VF 2024), aktiviteti përmbyllës i Javës së Kulturës Japoneze 2024.
Në hapje, Ambasadorja Kato shprehu mirënjohje për Presidentin e Federatës Shqiptare të Xhudos Z. Xhixho, Presidentin e Federatës Shqiptare të Karatesë Z. Baba dhe anëtarë të tjerë të të dyja federatave, si dhe për qeverinë shqiptare, Bashkinë e Tiranës dhe Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptare të cilët punuan shumë për të bërë të mundur Kupën e Ambasadorit për herë të 3-të. Ajo shprehu gjithashtu mirënjohje për z. Takeshi Sasagawa, i cili jep mësime karateje në Shqipër si dhe z. Shotaro Kogawa, një vullnetar i JICA për Bashkëpunim Jashtëm (Xhudo) resident në Serbi për të dhënë mësime në Shqipëri për një periudhë të shkurtër. Ambasadorja u shpreh se shpreson që pjesëmarrësit do të kuptojnë më mirë kulturën japoneze përmes xhudos dhe karatesë dhe i uroi fat sportistëve pjesëmarrës.
Përpara ndeshjeve, z. Sasagawa demonstroi karate kata dhe z. Kogawa demonstroi teknikat e hedhjes me sportist ndërsa pjesëmarrësit shikonin me vëmendje lëvizjet e sportistëve të arteve marciale japonezë.
Në Kupën e Ambasadorit morën pjesë rreth 100 sportistë të rinj nga klubet shqiptare të xhudos dhe karatesë, të cilët garuan në ndeshjet e karatesë kata, kumite dhe xhudo. Entuziazmi dhe brohoritjet e sportistëve që synonin fitoren jehoi në gjithë sallën, duke e bërë këtë turne shumë emocionues.