Nënshkruhet Kontrata e Grantit për Projektin për Sigurimin e një Makine Zjarrfikëse për Bashkinë Dibër në kuadër të skemës së “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024”.
2024/10/26
Të premten, më 25 tetor, në Ambasadën e Japonisë u mbajt ceremonia e nënshkrimit të kontratës së grantit për "Projektin e Sigurimit të një Zjarrfikëseje të Përdorur për Bashkinë Dibër" në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024”. Kontrata e grantit u nënshkrua mes Ambasadores Kato dhe Drejtorit Ekzekutiv të Agro Eko Dibra, z. Hajrullai. Si rezultat i këtij projekti, në një bashkëpunim me Shoqatën për Promovimin e Diplomacisë Japoneze (SPJD), Bashkisë së Dibrës do t'i sigurohet një makinë zjarrfikëse, duke rritur kapacitetin e bashkisë për t’ju përgjigjur emergjencave dhe fatkeqësive nga zjarri.
Në ceremoninë e nënshkrimit, Ambasadorja Kato shprehu urimin që ky bashkëpunim të kontribuojë në parandalimin e fatkeqësive natyrore në Bashkinë e Dibrës. Drejtori ekzekutiv, z. Hajrullai dhe Drejtori i Departamentit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimit të Bashkisë Dibër, z.Gjoka, shprehën mirënjohje për bashkëpunimin e treguar nga Japonia.