Ambasadorja Kato takon Kryetarin e Bashkisë Korçës, Z. Filo
2024/10/23
Të mërkurën, më 23 tetor, Ambasadorja Kato zhvilloi një takim kortezie me z. Sotiraq Filo, Kryetar i Bashkisë Korçë.
Korça, e vendosur në pjesën juglindore të Shqipërisë, është një nga qytetet kryesore kulturore të vendit dhe qyteti i Muzeut të Artit Oriental Bratko, i vetmi muze në Shqipëri që ekspozon artin japonez dhe aziatik. Në vitin 2020, muzeut iu dha një Certifikate Mirënjohjeje nga Ministri i Jashtëm Japonez.
Ambasadorja Kato foli për marrëdhëniet e bashkëpunimit midis Ambasadës së Japonisë dhe Korçës dhe shprehu dëshirën për të vazhduar zhvillimin e marrëdhënieve më tej. Kryebashkiaku Filo shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimet e shumta deri më sot dhe shpjegoi situatën aktuale në Korçë, pas së cilës u shkëmbyen mendime për nxitjen e mëtejshme të marrëdhënies bashkëpunuese.