Intervista e Ambasadores Kato në emisionin e televizionit Klan

2024/10/17

  Ambasadorja Kato doli të enjten, më 17 tetor, në një nga televizionet më të mëdha vendas, në emisionin “RUDINA” në TV Klan, ku dha një intervistë ekskluzive.


  Në këtë intervistë, të realizuar pas përfundimit të Javës Kulturore Japoneze (9-15 tetor), Ambasadorja Kato ka shpprehur mirënjohjen për mikpritjen e ngrohtë të popullit shqiptar, të ka përjetuar në këto 10 muaj që nga marrja e detyrës së saj. Ambasadorja u shpreh se mikpritja ndaj mysafirëve është një e përbashkët e popullit japonez dhe shqiptar.
Ajo përmendi gjithashtu se miqësia që ekziston prej mbi 100 vitesh është forcuar përmes projekteve të shumta bashkëpunimi që nga hapja e Ambasadës Japoneze në vitin 2017 dhe se vitet e fundit, përmes “Iniciativës për Bashkëpunim për Ballkanin Perëndimor” të Japonisë, si edhe projekte të shumta, të zbatuara për të nxitur reformat ekonomike dhe sociale dhe zhvillimin ekonomik në Shqipëri, ndërsa ajo punon drejt anëtarësimit në BE.
 

 
  Më tej, ajo foli edhe për suksesin e Javës së Kulturës Japoneze, e cila ishte mjaft e ndjekur, dhe shprehu mirënjohje për bashkëorganizatorët dhe mbështetësit e aktivitetit. Gjatë programit, Ambasadorja Kato përgatiti çaj dhe ofroi ëmbëlsira dhe matcha znj. Rudina.