"Workshop Origami" (Java e Kulturës Japoneze 2024)
2024/10/13
Të dielën, më 13 tetor, Ambasada e Japonisë mbajti një Workshop Origami në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë si pjesë e Javës së Kulturës Japoneze 2024.
Workshop-i u ndoq nga shumë fëmijë të shkollave fillore, qytetar të të gjitha moshave, përfshirë këtu të rritur të interesuar për origamn. Përveç stafit të Ambasadës edhe Ambasadorja Kato u dha fëmijëve udhëzime se si të bëjnë origami.
Pjesëmarrësit, të cilët po provonin të bënin origami për herë të parë, krijuan një sërë figurash si qen, peshk, tullumbace, dhe lejlek edhe pse me vërshtirësi, ata arritën të përfundonin çdo krijim të tyre dhe mësuan më shumë për kulturën japoneze përmes kësaj përvoje praktike.