Seminari i gjuhës japoneze në Universitetin Politeknik të Tiranës

2024/10/11

 
   Të premten, më 11 tetor, Ambasadorja Kato mbajti një fjalë përshëndetëse me rastin organizimit të seminarit të gjuhës Japoneze (11-13 Tetor) në Laboratorin e Gjuhës Japoneze të Universitetit Politeknik të Tiranës. Ambasadorja u shpreh se uron që ky seminar të ndihmoi në kuptimin e kulturës dhe shoqërisë japoneze përmes mësimit të gjuhës japoneze. Ajo premtoi se Ambasada e Japonisë do të vazhdojë të bashkëpunojë në zhvillimin e mëtejshëm të mësimit të gjuhës japoneze në Shqipëri. Gjithashtu, shefi Departamentit të Gjuhëve të Huaja në Universitetin Politeknik, Prof. Vrapi, shprehu mirënjohje për mundësinë e çmuar për të mbajtur seminarin e gjuhës japoneze, duke cituar fjalën e urtë japoneze "Ichigo Ichie".
*Universiteti Politeknik i Tiranës është i vetmi universitet në Shqipëri që ofron kurse të gjuhës japoneze dhe në vitin 2019 Japonia i dhuroi universitetit pajisje për laboratorin e gjuhës japoneze.

 

 
   Seminari i gjuhës japoneze në Shqipëri zhvillohet që nga viti 2016 me financim nga “Japan Foundation”. Këtë vit, si pjesë e projektit të fondacionit "Mbështetje për institucionet e arsimit në gjuhën japoneze jashtë vendit" për vitin fiskal 2024, Z. Ichiro Iura, drejtor i Institutit Ndërkombëtar të Gjuhëve të Huaja në Fukuyama dhe ekspert për Shqipërinë, u ftua për të drejtuar seminarin i cili u zhvillua në gjuhën shqipe.
 
  
 
   Në seminar morën pjesë profesorë të gjuhëve të huaja nga Universiteti Politeknik i Tiranës dhe studentë të interesuar për gjuhën japoneze. Në klasën e japonishtes, pjesëmarrësit mësuan si të studiojnë japonisht ndërsa provuan njohuritë gjuhës përmes aktiviteteve si loja me letra  karuta të fjalëve të urta japoneze dhe rakugo.