Hapja e Javës Kulturore Japoneze 2024 dhe e Festivalit të Filmit Japonez.

2024/10/9

        Të mërkurën, më 9 tetor, Ambasada e Japonisë mbajti aktivitetin hapës të Javës Kulturore Japoneze 2024 në kinemanë Maks Velo, në aktivitetin kryesor të javës kulturore, Festivali e Filmit Japonez. Ky është festival i dytë i filmit, pas atij të vitit të kaluar dhe u organizua me bashkëpunimin e “Japan Foundation”.
 
  
 
        Në hapje, Ambasadorja Kato mbajti fjalën përshëndetëse, ku shprehur kënaqësinë që pati mundësinë të mbaj përsëri Javën Kulturore Japoneze dhe Festivalin e Filmit Japonez edhe këtë vit, si dhe mirënjohjen këpër të gjithë ata që ishin të përfshirë në këto aktivitete. Gjatë fjalë Ambasadorja tha se filmat e animuar japonezë janë pritur shumë mirë në gjithë botën dhe festivali i këtij viti do të shfaqë çdo ditë një film të ndryshëm të animuar çdo ditë gjatë këtyre pesë ditëve. Ambasadorja Kato u shpreh se shpreson që përmes këtyre filmave, qytetarët do të jenë në gjendje të kuptojnë me mirë kulturën dhe shoqërinë japoneze. Gjithashtu i inkurajoi të gjithë të marrin pjesë në aktivitete të tjera gjatë Javës Kulturore Japoneze dhe të përjetojnë Japoninë përmes përvojave të tyre.
        Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Zv. Ministrja e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Znj. Lira Pipa, dhe Drejtori i Agjencisë së Industrisë Kreative të Bashkisë Tiranë, Z. Jonid Jorgji, të cilët përgëzuan mbajtjen e Javës Kulturore Japoneze dhe Festivalit të Filmit Japonez dhe shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin me Ambasadën Japoneze.
         Pjesëmarrës të moshava të ndyshme, fëmijët e të rriturit, shijuan filmat e animuar japoneze që u shfaqën gjatë javës.