Mbahet "Workshop-i për ushqimin japonez" (Java e Kulturës Japoneze 2024)

2024/10/9

        Më 9 tetor, të mërkurën, Ambasada e Japonisë organizoi një "Workshop për ushqimin japonez" në Institutin Kulinar Neranxi, si aktivteti i parë i Javës së Kulturës Japoneze 2024.
 

 
        Ambasadorja Kato e hapi aktivitetin me një fjalim, duke shpjeguar se ushqimi japonez tani njihet në të gjithë botën, përfshirë Shqipërinë. Ai përshkruhet gjithashtu në manga dhe anime japoneze, duke tërhequr interesin e brezit të ri, dhe se gjithashtu zë një pozicion të rëndësishëm në "Cool Japan", një nismë për të prezantuar kulturën japoneze, të cilën Japonia po e mbeshtet. Për të thelluar kuptimin e ushqimit japonez dhe për të promovuar shkëmbimin në kulturën e ushqimit, Kazumi Miyashita, shefe e kuzhinës në rezidencën e ambasadores, u shpreh se do të tregonte si të përgatitet ushqimi japonez duke përdorur përbërës të disponueshëm në Shqipëri, dhe se shpresonte që të pranishmit do ta shijonin dhe do ta provonin ta gatuanin vetë më pas.
 
  
 
        Më pas, shefja Miyashita demonstroi përgatitjen e futomaki, okonomiyaki, dorayaki dhe Matcha tiramisu edhe studentët nga shkolla kulinare ku u mbajt workshop-i provuan të përgatisin këto pjata japoneze. Të pranishmit, kryesisht studentë të shkollës kulinare, erdhen për të parë përgatitjen e ushqimit japonez dhe në fund, patën mundësinë të provonin çdo pjatë në këndin e degustimit.