Prezenca e Ambasadores Kato në Kampionatin Ballkanik të Xhudos
2024/10/8
Të shtunën, më datë 5 tetor, Ambasadorja Kato mbajti një fjalim gjatë ceremonisë hapëse të ditës së parë të Kampionatit Ballkanik të Xhudos (Divizioni Junior) që po mbahet në Shqipëri (deri në datën 6). Pasi ndoqi ndeshjen e kategorisë 48 kg për femra, ajo ndau medalje për atletet e vendit të parë, të dytë dhe të tretë gjatë ceremonisë së ndarjes së çmimeve. Të pranishëm ishin gjithashtu zëvendësministri Arsimit dhe Sportit Z.Hoxha dhe Presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Z. Ylli.
Rreth 200 sportistë nga vendet anëtare të Federatës Ballkanike të Xhudos morën pjesë në këtë kampionat të organizuar nga Federata Shqiptare e Xhudos.
Ambasadorja Kato vlerësoi përpjekjet e Presidentit të Federatës Shqiptare të Xhudos Z.Xhixho dhe palëve të tjera përfshira në organizimin e këtij eventi dhe vuri në dukje se xhudo, i cila ka qenë një sport olimpik që nga Lojërat e Tokios në vitin 1964 (për femra që nga viti 1992), tani është shumë popullor në rajonin e Ballkanit, dhe se atletët nga vendet anëtare të Federatës Ballkanike të Xhudos fituan medalje të shumta në Olimpiadën e fundit të Parisit. Ajo I uroi sukses këtij kampionati për të rinj, duke shpresuar se ai do të kontribuojë edhe në zhvillimin e brezit të ardhshëm të sportistëve të xhudos.