Ambasadorja Kato merr pjesë në diskutimin e organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog
2024/10/5
(Photo: provided by COD)
Të enjten, më datë 3 tetor, Ambasadorja Kato mori pjesë në një diskutim të organizuar nga " Qendra për Hapje dhe Dialog (COD)" si pjesë e programit "Kultura dhe Diplomacia" (zhvilluar në Bibliotekën e Kryeministrisë). Ajo mbajti një prezantim mbi kulturën e mikpritjes japoneze, në pritje dhe të Javës Kulturore Japoneze, e cila do të fillojë më datën 9 tetor. Në këtë event morën pjesë gjithashtu dhe Zëvendësministri i Arsimit dhe Sporteve e Drejtori i Akademisë Diplomatike të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.
Ambasadorja Kato vuri theksin mbi traditën e mikpritjes në Shqipëri dhe shpjegoi historinë e kulturës së mikpritjes japoneze, duke përdorur ceremoninë e çajit si shembull. Ajo diskutoi gjithashtu mbi integrimin e teknologjisë në kulturën e mikpritjes në shoqërinë e sotme, duke ilustruar me shembuj konkretë. Në fund, ajo përshkroi eventet e planifikuara për Javën Kulturore Japoneze. Publiku shfaqi interes mbi programin e planifikuar të Javës Kulturore Japoneze e cila po afron.