Ceremonia e dorëzimit të një fadrome të re në Bashkinë Pustec (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal)

2024/9/26



       Të enjten më 26 shtator, në Bashkinë e Pustecit, ambasadorja Kato mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të një fadrome të re (e llojit Backhoe Loader), siguruar nga Granti i Qeverisë së Japonisë, në kuadër të “Granteve për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024”.
       Ambasadorja Kato uroi që ky bashkëpunim të çojë në përmirësimin e mirëmbajtjes së kanaleve të ujitjes në qytetin Pustec dhe në një rritje të konsiderueshme të prodhimit të kulturave bujqësore. Kryetari i Bashkisë, Z. Kolefski shprehu mirënjohjen e tij për mbështetjen e Japonisë.