Firmoset Marrëveshja e Grantit me Bashkinë e Klosit për "Projektin e Vendosjes së Ekskavatorit me Ngarkues për Zhvillimin e Kanalit të Ujitjes” (GGP: Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal për vitin fiskal 2024)

2024/9/13
Photo 1
Të premten, më 13 shtator, në ambientet e Ambasadës së Japonisë u zhvillua ceremonia e firmosjes së marrëveshjes së Grantit për "Projektin e Vendosjes së Ekskavatorit me Ngarkues për Zhvillimin e Kanaleve të Ujitjes " për Bashkinë e Klosit në kuadër të skemës “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal” (GGP). Marrëveshja e grantit u firmos nga Ambasadorja Kato dhe Kryetarja e Bashkisë së Klosit, Z.Kola. Nëpërmjet këtij projekti, një ekskavator me ngarkues pritet të dhurohet për Bashkinë e Klosit.

Në ceremoninë e nënshkrimit, Ambasadorja Kato uroi që ky projekt të kontribuojë që sistemi i mirëmbajtjes dhe menaxhimit për kanalizimet në Bashkinë e Klosit të përmirësohet, duke çuar në zgjerimin e prodhimit bujqësor. Kryetarja Kola gjithashtu shprehu shprehu falënderimet e saj për këtë bashkëpunim.

 
photo 2photo 3