Ambasadorja Kato zhvillon një vizitë kortezie me Ministrin e Brendshëm, Z. Hoxha
2024/8/19
Të hënën, më datë 19 gusht 2024, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Sh.T. Z. Ervin Hoxha, Ministër i ri i Brendshëm, i cili mori detyrën më 30 korrik 2024.
Duke e uruar ministrin Hoxha për detyrën e re, ambasadorja Kato shprehu mirënjohjen e saj për përpjekjet e Ministrisë për sigurimin e një jetesë të qetë dhe të sigurt për banorët japonezë në Shqipëri. Ajo foli më tej në lidhje me suportin e Japonisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, përmes mbështetjes së reformave socio-ekonomike në kuadër të Western Balkans Cooperation Initiative (Nisma për Bashkëpunim në Ballkanin Perëndimor). Ambasadorja përshkroi gjithashtu konkretisht bashkëpunimin në fushat kompetente të Ministrisë së Brendshme.
Ministri Hoxha shprehu mirënjohjen e tij për bashkëpunimin me Japoninë. Të dy shkëmbyen mendime për thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe.