Ambasadorja Kato zhvillon një vizitë kortezie me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Znj. Balluku

2024/8/1
Ambassador Kato with Minister Balluku

Të enjten, më 1 gusht, Ambasadorja Kato zhvilloi një vizitë kortezie me Zëvendëskryeministren dhe Ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, znj. Belinda Balluku.

Ambasadorja Kato dhe Ministrja Balluku konfirmuan se Japonia dhe Shqipëria kanë bashkëpunuar në fusha të ndryshme, duke përfshirë forume ndërkombëtare, si partnerë që ndajnë vlera të përbashkëta. Gjithashtu, u shkëmbyen mendime mbi bashkëpunimin aktual ndërmjet Japonisë dhe Shqipërisë në fushat e infrastrukturës dhe energjisë, si dhe lidhur me sfidat e ardhshme.