Mirënjohje për Z. Sokol Konomi nga Ambasadorja Kato
2024/7/18
![Mr. Sokol and Ambassador Kato](/files/100702917.jpg)
![Group Photo](/files/100702918.jpg)
Të enjten, më date 18 korrik, Ambasadorja Kato zhvilloi një ceremoni për dhënien e çmimit të mirënjohjes për Z. Sokol Konomi, Koordinator Kombëtar i JICA-s në Shqipëri. Ky vlerësim u jepet individëve dhe organizatave që kanë kontribuar në forcimin e marrëdhënieve midis Japonisë dhe Shqipërisë.
Gjatë ceremonisë, Ambasadorja Kato i dorëzoi Z. Konomi një certifikatë mirënjohjeje me motivimin për kontributin në forcimin e bashkëpunimit ekonomik mes Japonisë dhe Shqipërisë në 15 vitet e fundit, duke uruar gjithashtu vazhdimin e forcimit dhe zhvillimit të marrëdhënieve mes dy vendeve në këtë fushë.
Në ceremoni morën pjesë familja dhe miqtë e Z. Konomi, gjithashtu dhe Z. Ueki, Drejtori I JICA për zyrën e Ballkanit, Z. Hoxha, President I Shoqatës JICA Alumni në Shqipëri, përfaqësues të qeverisë shqiptare, dhe të tjerë të ftuar bashkëpunëtorë të Z. Konomi nga organizatat, për të festuar vlerësimin e tij.