Vizitë kortezie mes delegacionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë dhe Kryebashkiakut të Beratit, Ervin Demo

2024/7/6
Meeting with Mayor
Group Photo
    Të shtunën, më 6 korrik, gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë (nën udhëheqjen e Takaki Katsumata, Kryetar i Komitetit të Punëve të Jashtme) vizitoi qytetin e Beratit në jug të Shqipërisë. Në takimin e zhvilluar me kryebashkiakun e Beratit z. Demo, u diskutua rreth bashkëpunimit në fushën e turizmit dhe çështjet ekonomike. Po ashtu, ata inspektuan një makinë zjarrfikëse të dhuruar nga Japonia në kuadër të programit “Grante për Projekte të Sigurisë Njerëzore në Nivel Lokal”.