Takimi mes delegacionit të Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë dhe Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni
2024/7/5
Të premten, më 5 korrik, gjatë vizitës në Shqipëri, delegacioni i Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Japonisë (nën udhëheqjen e Takaki Katsumata, Kryetar i Komisionit të Punëve të Jashtme) zhvilloi një takim me anëtarët e Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Japoni, duke përfshirë Kryetarin Laert Duraj dhe anëtarë të tjerë. Të dyja palët biseduan gjerësisht për forcimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Japonisë dhe Shqipërisë, si dhe për forcimin e mëtejshëm të shkëmbimit parlamentar. Në delegacionin e e Dhomës së Përfaqësuesve, deputeti Minoru Kiuchi shërben si Sekretar i Përgjithshëm i Komitetit të Miqësisë Shqipëri-Japoni.